Haradinaj mendon të marr në parti Ukë Rugovës dhe biznesmenë
Prishtinë, 13 janar - Ramush Haradinaj është në fazën kur i duhen shumë partnerë për të plotësuar partinë e tij, me qëllim udhëheqjen e Kosovës.
Një person që ai e shikon në partinë e tij është Ukë Rugova. Haradinaj një lutje do tia drejtojë edhe ish-kryeministrit Bajram Kosumi për tu rikthyer në AAK.
Një vend të veçantë në hierarkinë e AAK-së, por me qëndrim në hije, do vazhdojë ta ketë ish-gjenerali amerikan Steven Schok (ish-shef i UNMIK-ut), që do mbetet këshilltar i Haradinajt.
AAK-së sdo i mungojnë as ndihmat e biznesmenëve me \"kuletë të madhe\", sikurse Ramiz Kelmendi (ELKOS), Blerim Kuçi (Hidroterm), dhe ngrohtësia e Ekrem Llukës, njëri ndër biznesmenët më të pasur të Kosovës, etj. Jo vetëm lideri i shtetit të Kubës, transmeton Bota Sot
Sidoqoftë, nga e marta fillojnë zgjedhjet në AAK-në. Ato do zhvillohen në degët, nëndegët, e lagjet, anekënd Kosovës. Kuvendi zgjedhor i fundit i AAK-së është mbajtur në nëntor të 2008-ës, ku ishin bërë ca ndryshime në statut.
Ndërsa, në zgjedhjet që do fillojnë pas tri ditësh, AAK-ja dhe lideri i saj ka vetëm dy qëllime kryesore: 1) synon që AAK-ja të bëhet partia e tretë në Kosovë, pra nga 12% të rritet në 19% sa ishte më 2007, duke rekrutuar dhe mobilizuar sa më shumë përkrahës; 2) qëllim tjetër në këto zgjedhje është që të grabis sa më shumë anëtarë të zhgënjyer të LDD-së, LDK-së, PSHDK-së, VV-së, me qëllimin për ta rritur elektoratin e AAK-së, e për ti dobësuar partitë rivale.