Haradinaj: Me 8 qershor do t\'i japim drejtim të ri Kosovës
Deçan, 23 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me strukturat e degës së AAK-së në Deçan.
"Ne kemi punuar një plan të detajuar që të qeverisim vendin, një plan që është më i miri për qeverisjen e vendit. Programi "Drejtim i Ri", është i paraparë për të gjitha fushat e jetës, që qytetarëve t'u ofrojë jetë sa më të mirë.
Duam të punojmë për hapjen e vendeve të reja të punës, për një shëndetësi të mirëfilltë, zhvillim ekonomik e zhvillime tjera për qytetarin e vendit.
Me 8 qershor do t'i japim drejtim të ri Kosovës, që t'i kthejmë dinjitetin vendit. Programi "Drejtim i Ri" po përkrahet nga qytetarët e Kosovës", tha Haradinaj para deçanasve.
Në këtë takim u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputet nga kjo komunë.