Haradinaj mbetet në Slloveni
Lubjanë, 19 qershor - Gjykata në Kranj të Sllovenisë ka vendosur që Ramush Haradinaj të vazhdojë ende të mbetet në Slloveni derisa gjykata të procedojë me apelin e tij, dhe më pas do ta konsiderojë kërkesën e shtetit serb -ekstradimin e Haradinajt në Serbi, raporton N1.
Thuhet, po ashtu se gjykata në Kranje ka marrë një ankesë për procedurat e trajtimit, në lidhje me shtetasin e arrestuar të Kosovës, shkruan agjencia STA. (Klan Kosova)