Haradinaj: Mashtrimet e Presidentit
Prishtinë, 21 gusht - Daut Haradinaj - Deputet i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se Mashtrimet e Presidentit nuk kanë të ndalur, siç duket e ka kthyer në kauzë personale marrëveshjen skandaloze me Malin e zi.
\"Ai për ta \"pshtu ftyrën e vet\" po mundohet që më çdo kusht dhe pa kursyer forma ta mbulojë këtë të keqe që vet e nenshkroi.
Por deputetët e kanë kuptuar se kjo marrëveshje e dëmton Kosovën në territor me mbi 8.8 mijë hektarë dhe si e tillë do kundershtohet nga ata. Prandaj z. President kur don me e kuptu që ju nuk keni mandat me iu përzi vullnetit të deputetëve por përkundrazi e keni për detyrë me ju raportu atyre. Kjo që ju po e bëni është antikushtetuese pavarësisht qellimeve tuja. Ti e ke kry punën tënde dhe e kemi parë se si e ke kry. Tash leri deputetët rahat\", ka theksuar ai.