Haradinaj: Marrëveshjet do të tërhiqen
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita nuk po ushtron dhunë.
Sipas tij, opozita po i mbron institucionet dhe demokracinë.
Ai ka thënë se dhunë mbi shtetin e Kosovës është duke ushtruar koalicioni qeverisës.
Haradinaj në një intervistë për Epokën e Re, ka porositur Kryeministrin Isa Mustafa ta anulojë marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për demarkacionin, në të kundërtën të largohet nga posti i Kryeministrit.
Ai ka bërë me dije se opozita do të marrë pjesë në seancën e së premtes dhe nuk do të ndryshojë qëndrim në veprime.