07 Maj 2024

Haradinaj: Kushti kryesor për koalicion është udhëheqja e qeverisë

Prishtinë, 12 dhjetor - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se partia që ai drejton ka marrë një ofertë për të ndarë përgjegjësitë dhe ai beson se një koalicion i AAK-së me PDK-në do të ndodhë.

Sipas tij, AAK është e interesuar që të bëjë ndryshime në situatën në vend pasi gjendja e tanishme nuk është e mirë.

Por për liderin e AAK-së kushti kryesor për të hyrë në koalicion është udhëheqja e qeverisë. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme me anë të së cilës ai mund të kontribuojë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj,në një intervistë në RTK, ka theksuar se edhe pa hy në koalicion, AAK do të marr përgjegjësi dhe do të ndihmojë në proceset e reformës zgjedhore dhe posaçërisht në integrimet evropiane të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se dialogun politik me Serbinë e sheh si përgjegjësi e të gjithëve dhe jo vetëm si punë të qeverisë.

“Temat që trajtohen në dialog janë edhe te mijat edhe të Aleancës dhe nuk janë vetëm të qeverisë. Unë nuk mund të kursehem kur bëhet fjalë për interesat e krejt vendit. Të gjithë duhet të kuptojnë diçka që është buka dhe uji për qytetarët e tij”, ka theksuar Haradinaj. (

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)