18 Janar 2025

Haradinaj kthyehet nga vizita zyrtare në SHBA

Prishtinë, 29 shtator - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është kthyer sot (e diel) nga vizita zyrtare tetëditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës së tij, kreu i AAK-së dhe ish-kryeminstri i Kosovës, ka zhvilluar takime të nivelit të lartë në New York dhe Washington dhe ka takuar, po ashtu, përfaqësues e zyrtarë të lobit shqiptar në SHBA, si dhe ka marrë pjesën në darkën vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare në SHBA, kryetari Haradinaj ka vizituar organizatën \"Vatra\", që vepron në Nju-Jork, ku është takuar me kryetarin e kësaj organizate, Gjon Buçaj dhe pjesëtarë të tjerë të organizatës, ka vizituar kishën \"Zonja e Shkodrës\" në Nju-Jork dhe ka mbajtur një ligjëratë për Kosovën, në Universitetin e Kolumbias dhe Qendrën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit “Johns Hopkins”.

Krytari Haradinaj ka prezentuar në ”Hudson Union Society” dhe ka takuar diplomatin e shquar amerikan dhe ish-zyrtarin e lartë të State Departmentit, Morton Abramowitz, aktualisht bashkëpunëtor i lartë i Fonadacionit “The Century Foundation”, me seli në Uashington si dhe Paul William, James Hoper dhe Marshall Harris.

Ndërsa, në një takim tjetër, kryetari Haradinaj është pritur në një drekë pune nga Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore (në DASH), Jonathan Moore. Ai, po ashtu, ka takuar znj. Jessica Amber Kehl, drejtoreshë për Çështjet e Ballkanit dhe Kaukazit pranë Stafit të Sigurisë Kombëtare (NSS) në Shtëpinë e Bardhë.

Kryetari Haradinaj ka zhvilluar edhe takime në USAID, ku është pritur nga David Cowles, këshilltar i lartë në USAID, Taisha Jones, zyrtar i Programeve të USAID-it, Stephen C. Eastham, përfaqësues për Fondet Investuese dhe Tregjet Kapitale pranë USAID- it dhe Faye Haselkorn, Këshilltar i Lartë për Shoqërinë Civile në USAID.

Kryetari Haradinaj ka takuar edhe ambasadorin Franck Wisner, kongresmenët Eliot Engel, Robert Aderholt, Gary Peters dhe Joseph Crowley si dhe senatorët John Barrasso, John McCain dhe Bob Dole. 

Ai ka takuar edhe Mike Brown, drejtor për Çështje të Europës Juglindore dhe Rajonale në Zyrën e Nënsekretarit të Mbrojtjes si dhe Philip Reeker, zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit.

Në fund të agjendës së tij tetëditëshe në SHBA, kryetari Haradinaj ka marrë pjesë në darkën e përvitshme, të shtruar në New York, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, ku ka mbajtur një fjalë para të pranishmëve.

Në të gjitha këto takime, kryetari Haradinaj ka potencuar domosdoshmërinë e ndryshimeve pozitive në Kosovë, nevojën për instalimin e politikave të vërteta dhe kualitative për zhvillim ekonomik dhe dizajnimin e një lufte të vërtetë kundër korrupsionit në vend, tema për të cilat kudo ka gjetur mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunimim.

Kryetari Haradinaj dhe bashkëbiseduesit e tij, në të gjitha këto takime, janë dakorduar për bashkëpunim të mëtejmë të ngushtë midis dy vendeve tona dhe për forcimin e relacionin Kosovë-SHBA si një aleancë e fuqishme dhe në miqësi të përherëshme.

Është kjo vizita e parë zyrtare e kryetarit Haradinaj në SHBA, pas plot nëntë vitesh.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)