18 Maj 2024

Haradinaj kthehet sërish në Kosovë

Prishtinë, 17 korrik - Ish-kryeministri i Kosovës i cili është edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet të arrijë sot në Prishtinë.  

Haradinaj është liruar nga Tribunali për herë të dytë pas përfundimit të dëshmive dhe fjalëve përfundimtare të Prokurorisë dhe Mbrojtjes deri në marrjen e vendimit të Trupit Gjykues në Tribunalin e Hagës në procesin e përsëritur gjyqësor kundër tij dhe bashkëluftëtarëve Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Po kështu është bërë e ditur që Haradinaj kësaj radhe do të qëndrojë në Kosovë derisa Tribunali të marrë vendimin për shpalljen e vendimit në këtë proces.

Gjatë proçesit gjyqësor, mbrojtja kërkoi disa herë nga trupi gjykues që të mos i merrte parasysh dëshmitë për të cilat kishin konstatuar se ishin të mbushura me gënjeshtra, të bëra për përfitime personale.

Gjatë dy ditëve të mëhershme mbrojtja e Ramush Haradinajt paraqiti argumentet kundër pretencës së prokurorisë.

Ben Emerson, avokat i Haradinajt, i pati kërkuar gjykatës që të shikonte me kujdes çdo shënim të prokurorisë, sepse sipas tij, ishin citime të gabuara të dëshmive, ndërsa e paraqiti klientin e tij si luftëtar të ndershëm gjatë luftës dhe mbrojtës të minoriteteve pas saj.

“Jo çdo hero lufte është edhe kriminel lufte. Haradinaj është një njeri i ndershëm, që luftoi një luftë të ndershme”, tha Emerson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)