15 Janar 2025

Haradinaj: Kosova shumë shpejt do t’i formojë institucionet e reja

Prishtinë, 12 korrik - I nominuari për kryeministër i koalicionit parazgjedhor PAN, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Në një komunikatë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bëhet e ditur se kryetari Haradinaj dhe ambasadorja Apostolova kanë biseduar për procesin e krijimit të institucioneve të reja në vend pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Kryetari Haradinaj më këtë rast ka thënë se Kosova shumë shpejt do t’i formojë institucionet e reja në përputhje të plotë me vullnetin e shpehur të qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit.

\"Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për proceset e integrimeve evro-atlantike për Kosovën dhe rëndësinë e përshpejtimit të zbatimit të Agjendës së Reformës Evropiane në rrugën e integrimeve\", thuhet në komunikatë.

Kryetari Haradinaj ka theksuar se agjenda e integrimeve evro-atlantike do të jetë në krye të prioriteteve në politikat dhe vendimmarrjen qeverisëse gjatë mandatit qeverisës katër vjeçar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)