Haradinaj: Kosova nuk ka kohë për të humbur
Prishtinë, 25 maj - I nominuari për Kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në rajonin e Pejës, në fshatrat Gllogjan i Pejës, Kosuriq, Buqan, Baran, Kryshec, Raushiq, Loxhë, Grabovc etj.
Ai ka bërë homazhe tek komplekset e dëshmorëve, ka takuar qytetarë të shumtë të kësaj zone, më të cilët ka bashkëbiseduar për problemet dhe nevojat e tyre si dhe ka shpalosur vizionin për të ardhmen e vendit.
Kosova nuk ka kohë për të humbur. Proceset e mëdha dhe synimet tona të përbashkëta kërkojnë rrugë dhe zgjidhje. Ne e kemi zgjidhjen dhe ne e kemi përkushtimin për ta bërë këtë, tha Ramush Haradinaj.