18 Janar 2025

Haradinaj: Kosova ende nuk është punë e kryer

Prishtinë, 19 qershor - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po qëndron në një vizitë pune në Zvicër. Ai sot gjatë ditës ka pasur disa takime me bashkatdhetarë në Kantonin e Asrgaut!

Haradinaj u ka thënë bashkëkombasve në Zvicër se Kosova ende nuk është punë e kryer. Kosova aktualisht po përballet me dy sfida të mëdha, me qeverisjen e dëmshme dhe me përzierjen e Serbisë në punët dhe në territorin e Kosovës!

Kjo duhet të ndalet urgjentisht, ka thënë Haradinaj. Lideri i AAK-së, ka thënë poashtu se ai dhe AAK, sot përfaqësojnë vizionin e ndryshimit në Kosovë, që është i paalternativë.

Duke folur për rolin e bashkatdhetarëve në Zvicër, Haradinaj tha se Zvicra dhe shqiptarët që jetojnë në këtë vend, kanë ndihmuar shumë që Kosova ta bëjë jetën e vet. Bashkatdhetarët tanë ndihmuan luftën dhe lirinë, e sot po e ndihmojnë edhe paqen, ndërkaq Zvicra e ka mbështetur Kosovën edhe duke e njohur pavarësinë e saj, ndër të parët.

Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Zvicër ndërkaq, kanë shprehur shqetësimin e tyre për zhvillimet në Kosovë dhe i kanë shprehur mbështetje vizionit dhe angazhimit të zotit Haradinaj, për ndryshim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)