Haradinaj: Kosova duhet ti mbajë zgjedhjet këtë vit
Prishtinë, 14 gusht - Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se për të shpëtuar nga qeverisja e keqe e Isa Mustafës janë zgjedhjet e reja, të cilat, sipas tij, duhet të mbahen këtë vit, në gjysmën e muajit tetor.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këto zgjedhje AAK-ja, Vetëvendosje dhe Nisna të shkojnë me një listë të përbashkët.
Haradinaj për Epokën e re tha se kjo ide, është duke u diskutuar ndërmjet tre liderëve opozitarë.
Kreu i AAK-së ka thënë se Gjykata Speciale ka qenë eksperiment i panevojshëm për Kosovën.
Kjo gjykatë, sipas tij, mund ti ketë shkuar për shtati vetëm kryeministrit Isa Mustafa.
Duke folur për dialogun që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj ka thënë se Kosova është duke humbur kohë në këtë proces.