19 Janar 2025

Haradinaj: Kosova dhe SHBA, miq të përhershëm

Prishtinë, 20 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mbështetja amerikane është jetike për Kosovën.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se përmes Autorizimit të Aktit për Mbrojtje (Defense Authorization Act), të nxjerr nga Kongresi Amerikan, i cili thërret administratën që të punojë me Republikën e Kosovës, Kosova nuk fiton vetëm mbështetje , por merr edhe obligime për t’i përmbushur standardet.

Haradinaj, në një postim në Facebook shkruan se mbështetja amerikane është jetike për Kosovën.

Më poshtë lexoni të plotë shënimin e Haradinajt:

Mbështetja amerikane për Kosovën është jetike. E tillë ishte edhe në kohë të rënda dhe e tillë është edhe sot.

Këtë javë, Kongresi Amerikan përmes \"Defense Authorization Act\" i ka bërë thirrje Administratës që të punojë me Republikën e Kosovës, për ta përgatitur atë për të hyrë në Programin e Partneritetit për Paqe.

Ky mesazh që na vjen nga SHBA-të, nuk duhet parë vetëm si një mbështetje, por edhe obligim yni që t’i përmbushim gjithë ato standarde, për të qenë një shtet i zhvilluar e demokratik.

Në këtë rrugëtim, Kosova ende ka nevojë për mbështetjen amerikane, në vendosjen qeverisjes demokratike dhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si parakushte këto që Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane.

Kosova dhe SHBA-të do të jenë miq përhershëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)