22 Janar 2025

Haradinaj: Koalicionin PDK – LDK është fatkeqësi për Kosovën

Prishtinë, 20 nëntor - Kryetari i AAK-së dhe i mandatuari i 157 ditëve të fundit nga blloku për kryeministër, Ramush Haradinaj, me anë të një deklarate për media e ka quajtur koalicionin PDK – LDK si koalicion të dështuar, që është fatkeqësi për Kosovën.

Gjatë 24 orëve të fundit ndodhën zhvillime ekstreme në skenën politike që e pa prishjen e bllokut dhe zhvendosjen e LDK-së drejt një koalicioni me PDK-në që e sheh Isa Mustafën si kryeministër të vendit.

Për Ramush Haradinajn, të mandatuarin për gati 157 ditë nga blloku si kryeministër, ky koalicion është i dështimit, pasi që është dëshmuar nga koalicioni i mëparshëm 2008-2010 dhe nga qeverisja e PDK-së në nivel qëndror dhe LDK-së në nivel lokal (Prishtinë) se është koalicion i dështimit.

Më tej Ramush Haradinaj në deklaratën e tij shton se ai nuk i ka ikur përgjegjësive ndaj qytetarëve, e as që do t\'i ikë nga roli i tij i ri prej opozitës – ku thotë se do të kërkojë përgjegjësi për realizimin e 320 mijë vendeve të reja të punës dhe largimin e kapjes së shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)