Haradinaj kërkon memorial për shqiptarët Betejës e Kosovës
Prishtinë, 28 qershor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Beteja e Kosovës e vitit 1389 është njëra prej datave të rëndësishme në Historinë e Kosovës dhe të Ballkanit.
\"Ushritë shqiptare të kohës, kanë qenë pjesë e një koalicioni të përbashkët të popujve të Ballkanit, në mbrojtjën e Kosovës dhe të civilizimit përendimor, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e Betejës së Kosovësë. Shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdinë e kësaj Beteje.\"
\"Në nderim dhe në përkujtim të këtyre ushtrive dhe luftetarëve të rënë në këtë Betejë, propozoi ngritjen e një memoriali në hapësirat ku është zhvilluar ajo!\"
\"Rrjedhimisht kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës, që ta jetësojnë këtë projekt\", ka thënë Haradinaj.