Haradinaj kërkoi nga Jahjaga shpërbërjen e parlamentit

Prishtinë, 8 shkurt - Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka lëshuar takimin me presidenten Atifete Jahjaga, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi.
Ai ka deklaurar se pret reflektim nga pjesëmarrësit në takim për qëndrimet që ai ka shprehur.
\"Në takim kam kërkuar shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja\", ka thënë ai.
Haradinaj, tha po ashtu se kërkesa e tij dhe e opozitës është edhe zgjedhja e presidentit që të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ai tha se opozita është më e bashkuar se kurrë.