Haradinaj: Kam vota për kryeministër
Prishtinë, 24 dhjetor - Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se i ka votat e popullit për këtë mandat qeverisës.
Kur kam shkuar prej këtu në Hagë, kam pasur 18.3 për qind të besimit të qytetarëve të Kosovës. Sot partitë politike në Kosovë asnjëra nuk e ka 51 përqindëshin të besimit të qytetarëve, që do të thotë dikush se po marrë mandatin dikujt, ka thënë Haradinaj në një intervistë për gazetën Epoka e Re.
Sipas tij, oferta për të bashkëqeverisur me PDK-së është shumë e sinqertë dhe serioze.
Ajo është përgatitur me dinjitet. Hapja e ofertës është pranuar në mënyrë dinjitoze nga PDK-ja. Nuk kemi marrë vendime në këtë temë, por ka mbetur e hapur. Arritja e saj mund të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm, ka thënë ish kryeministri i Kosovës.