Haradinaj: Jemi të palëkundur në qëndrimet tona
Pejë, 7 shtator - Në vazhdën e takimeve me qytetarë, Kryetari Haradinaj ka qendruar në Pejë, ku u bashkëbisedua për tema të ndryshme që preokupojnë qytetarët e Pejës me theks të veçantë tema e Demarkacionit.
Haradinaj tha se janë të palëkundur në qëndrime dhe se tashmë po shihet qartë se e drejta ka fituar.
Me vite u jam afruar që ti bind, qoftë Jahjagës, Mustafës, Thaçit e edhe Veselit. U kam dërguar edhe letra zyrtare. Ata nuk duan ti dëgjojnë faktet. Ata e panë se nuk e kanë mbështetjen dhe u detyruan që vet z. Mustafa ta heq nga rendi i dites në seancën e fundit. Unë, Demarkacionit i kam vu emër është i vdekur. Tash le ti qesin emër ata që e sollën.