Haradinaj: Jasharët po mbajnë gjallë frymën e shqiptarizmit
Prekaz, 5 mars - Me rastin e 15-vjetorit të Epopesë së UCK-së, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, zhvillojë sot homazhe në Kompleksin Memorial të UCK-së në Prekaz.
Haradinaj e ka quajtur si nder vizitën e tij në Prekazi për të nderuar luftëtarët dhe komandantin Legjendar, Adem Jashari si dhe të gjithë anëtarët e familjes Jashari.
Është nderë me i vizitu edhe të gjallët e kësaj familje që edhe pse me mund po mbajnë gjallë jo vetëm frymën e lirisë por edhe të shqiptarizimit, duke u përkulur me respekt për gjithë sakrificat për liri qëndrojmë në rrugën e lirisë së bashku, ka thënë Haradinaj për mediat.