22 Janar 2025

Haradinaj: Insistimi për vazhdimin e Kuvendit i pakuptimtë

Prishtinë, 15 tetor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë së Insistimi për vazhdimin e seancës është i pakuptimtë.

\"Ky insistim që me çdo kusht të mbahet mbledhja e Kuvendit, kur në mungesë të reflektimit ndaj kërkesave tona është krijuar një klimë e papërshtatshme. Vetë ky inistim, është provokim, papjekuri politike dhe mungesë lidershipi shtetëror. Udhëheqësit politikë të këtij vendi nuk mund të sillen sikur çdo gjë është normale\", ka theksuar Haradinaj.

Ky vend sipas tij ka ardhur në një situatë kur duhet t’u japë zgjidhje dy marrëveshjeve që e kanë sjellë vendin këtu ku është, e mëpastaj t’i rikthehemi normalitetit dhe jetës institucionale pozitë-opozitë.

Haradinaj ka deklaruar se klima e krijuar kërkon reflektim dhe përgjegjësi politike.

\"Organet e rendit e drejtësisë duhet që urgjentisht t’i lirojnë aktivistët politikë të AAK-së dhe të opozitës në përgjithësi.\"

\"Situata është tepër serioze dhe nuk mund të zgjidhet me mjete policore e as me këmbëngulësinë e pakuptueshme të pushtetarëve për t’i ikur përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar me këto marrëveshje\", ka theksuar Haradinaj.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)