Haradinaj i kërkon ambasadorit grek njohjen e shtetit Kosovës
Prishtinë, 25 mars - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë, ambasadorin Dimitris Moschopulos.
Kryetari Haradinaj dhe ambasadori Moschopulos biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rajoni, raporteve midis dy vendeve dhe intensifikimi e mëtejmë të këtyre raporteve.
Kryetari Haradinaj e falënderoi ambasadorin Moschopulos për mbështetjen dhënë proceseve në Kosovë dhe e ftoi atë të mbështesë angazhimet për njohjen e shtetit të Kosovës nga Greqia.
Njëkohësisht, kryetari Haradinaj e nderoi ambasadorin Moschopulos me Hartën e Artë të Kosovës për punën e bërë në Kosovë dhe në shenjë respekti e mirënjohjeje për bashkëpunimin.