Haradinaj i fton kandidatët që te respektojnë Ligjin për Zgjedhjet
Prishtinë, 30 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i fton të gjithë kandidatët për deputetë të listës së Aleancës, mbështetësit e tyre, veprimtarët dhe strukturat e Aleancës, që ti respektojnë në përpikëri normat zgjedhore, respektivisht Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Përgjithshme të 8 Qershorit në Kosovë.
Kandidatët për deputetë dhe strukturat e AAK-së duhet të sillen konform Kodit të Mirësjelljes të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Nenit 31, 32, 33 dhe 34, si dhe Rregullores së PZAP, Nr 01/2012.
Kryetari Haradinaj i fton të gjithë kandidatët e AAK-së dhe strukturat tjera të partisë, që të sillen konform këtyre rregullave zgjedhore.