17 Janar 2025

Haradinaj, homazhe për ushtarët e KFOR-t që humbën jetën në Kosovë

Prishtinë, 16 gusht - Sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe për ushtarët e KFOR-it që kanë humbur jetën në Kosovë.
 
Homazhet janë bërë në Shtabin Qendror të KFOR-it në Film City në Prishtinë, ku kryetari Haradinaj, me bashkëpunëtorë, ka vendosur lule tek pllaka memoriale për ushtarët që kanë humbur jetën në Kosovë.
 
Me këtë rast, kryetari Haradinaj ka thënë se “Kosova dhe populli i saj do t’i kujtojnë përjetë ushtarët që kanë dhënë jetën për të forcuar sigurinë dhe lirinë e vendit tonë”.
 
“Institucionet e Kosovës duhet të reflektojnë nderimin për ushtarët e KFOR-it që kanë humbur jetën në Kosovë, dhe të dëshmojnë kujdesin institucional për familjet e tyre”, ka thënë kryetari i AAK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)