Haradinaj heq dorë nga posti i deputetit, hyn Bali Muharremi
Prishtinë, 8 shkurt - Për shkak të obligimeve që ka ndaj Hagës, kryetari i AAK-së,Ramush Haradinaj, ka vendosur të heq dorë nga posti i deputetit të cilin e kishte fituar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, njoftoi AAK.
Anëtari i kryesisë së kësaj partie Besnik Tahiri, tha se Ramush Haradinaj e ka njoftuar me këtë vendim edhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Në vend të Haradinajt postin e deputetit pritet ta marrë Bali Muahrremaj që është në radhë në listën e AAK-së.