18 Janar 2025

Haradinaj, Gualtiar e Lunacek ftojnë për zgjedhje të qeta

Prishtinë, 2 nëntor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot, në selinë e AAK-së, një delegacion të lartë përfaqësuesish nga Bashkimi Evropian dhe Parlamenti i Evropës.

Kryetari Haradinaj ka biseduar me Roberto Gualtiar, kryesues i Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, Ulrike Lunacek, anëtare e Parlamentit Evropian dhe anëtarë të tjerë të delegacionit, për zgjedhjet e nesërme lokale në Kosovë, procesin e deritashëm parazgjedhor dhe cështje të tjera të organizimit sa më të mirë dhe më të mbarë të tyre.

Kryetari Haradinaj dhe zyrtarët e lartë të BE-së u dakorduan se në përgjithësi, në vend, për 30 ditë është zhvilluar një kampanjë e hapur parazgjedhore, në të cilën qytetarët edhe partitë dëshmuan kulturë demokratike.

Haradinaj, Gualtiar dhe Lunacek ftuan qytetarët dhe partitë politike të vendit, kandidatët dhe të gjithë akterët e zgjedhjeve të nesërme, që 3 Nëntori të shënojë një hap tjetër të madh demokratik në Kosovë, që të zhvillohet një proces rregullt zgjedhor, i cili do të jetë shembull edhe për vendet tjera të rajonit.

Zgjedhjet e qeta, të lira dhe demokratike, do të jenë një impakt tjetër i rëndësishëm për vendin tonë, në rrugën drejt ndërtimit të demokracisë së vërtetë në Republikën e Kosovës dhe hapave të tjerë të rëndësishem të shtetit tonë drejt Evropës, u tha në takimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me përfaqësuesit e lartë të BE-së e të PE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)