Haradinaj fton qytetarët në protestën e 14 Majit
Prishtinë, 11 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk është mirë.
Ai ka thënë së vendi ynë nuk po arrin që të përparojë në integrimin e veriut dhe në zhvillimin ekonomik, raporton Epoka e re.
Në këtë kontekst, Haradinaj nëpërmjet një videomesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së opozitës, e cila do të mbahet më 14 maj.
Të dashur bashkëqytetarë, Kosova nuk është mirë. Ne skemi mundur të përparojmë në veri. Ne spo mundemi të zhvillohemi në ekonomi, me hapur vende pune. Ne spo arrijmë të bëjmë shtet ligjor me të paprekshmit e korruptuar që korrupsionin e kanë kthyer në nivel endemik. Dy marrëveshjet, ajo e Zajednicës dhe Demarkacionit janë kthim mbrapa. A duhet me ndryshuar Kosova? Kush mund ta bëjë ndryshimin? Ne të gjithë se bashku pa dallim. Si mund ta bëjmë këtë ndryshim është duke reaguar, duke s