17 Maj 2024

Haradinaj është pajtuar që të punojë si zëvendëskryeministër i Thaçit

Prishtinë, 16 dhjetor - Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj pritet t’i festojnë Krishtlindjet si partnerë qeveritarë.

Liderët e të dyja partive të dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës planifikojnë ta zyrtarizojnë koalicionin PDK-AAK, para 24 dhjetorit, shkruan sot \"Koha Ditore\".

Sipas gazetës, burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se Haradinaj është pajtuar që të punojë me direktivat e Thaçit si zëvendëskryeministër.

\"Hashim Thaçi do të vazhdojë të jetë kryeministër, Haradinaj zëvendës i tij, ndërkohë që AAK-ja pritet t’i marrë tri ose pesë ministri\", ka thënë një zyrtar i lartë, i cili është në rrjedha të bisedimeve që janë zhvilluar mes Thaçit e Haradinajt.

Jozyrtarisht të njëjtën gjë e kanë pohuar edhe zyrtarë të lartë të AAK-së, duke shtuar se detajet e marrëveshjes së plotë do të bëhen publike tek pas zyrtarizimit të koalicionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)