16 Janar 2025

Haradinaj edhe një mandat kryetar i AAK-së

Prishtinë, 4 maj - Në Kuvendin e VI-të Zgjedhor të AAK-së, në të cilin kanë marrë pjesë gjithsej 404 delegatë, Ramush Haradinaj zyrtarisht është konfirmuar kryetar i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), duke marrur  403 nga gjithsej 404 vota. Një votë u shpall e pavlefshme.

Pas rizgjedhjes së tij në krye të AAK-së, z. Haradinaj, ka falënderuar të gjithë delegatët për besimin e dhënë dhe është zotuar se do të bashkëpunojë me të gjithë, për t’i çuar përpara programin dhe synimet e AAK-së, drejt një qeverisje më të mirë dhe më të dinjitetshme për vedin dhe qytetarin e Kosovës.

Kryetari Haradinaj e ka cilësuar momentin e rizgjedhjes së tij si një fillim dhe moment të ri në krye të AAK-së dhe është zotuar se do të respektojë ta kaluarën dhe do të punojë për më shumë zhvillim në të ardhmen, në strukturën, politikat dhe vizioni e votuesit, anëtarit dhe simpatizantit aleancist.

Është obligim yni angazhimi i përbashkët për një qeverisje më të dinjitetshme për vendin tonë, për qytetarin tonë, ka thënë Haradinaj.

“Po na pret shumë punë për të udhëhequr me vendin. Para ligjit duhet të jemi të gjithë të barabartë, nëse lejojmë të kemi njerëz mbi ligjin nuk do të shkojmë rrugës së duhur. Jo jashtë ligjit dhe jo mbi ligjin”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin e VI zgjedhor të AAK-së.

Kur ka folur për qeverisjen në vend, Haradinaj ka thënë se AAK-ja së bashku me aleatët e saj do udhëheq një qeverisje pa korrupsion.

“Pushtetarët tanë sot fshehën pas ndërkombëtarëve kur marrin vendime. Ne po ofrohemi  për një qeverisje zhvillimore, pa varfëri dhe për një qeverisje pa korrupsion. Do të ketë një qeveri të pastër pa bërllok”, ka thënë Haradinaj.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)