20 Janar 2025

Haradinaj e vlerësoi lartë përkrahjen e Italisë për Kosovën

Prishtinë, 12 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti  sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin bisedoi për krijimin e institucioneve të reja.

Ambasadori Sardi e përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe theksoi mbështetjen e Italisë për Kosovën në të gjitha fushat.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lartë përkrahjen e Italisë për Kosovën në periudhat e shtet formimit dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ai tha se përkrahja e Italisë për rrugën evropiane të Kosovës është e nevojshme dhe do të përshpejtonte përmbushjen e kritereve.

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Sardi biseduan për përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit që hap rrugën drejt integrimit evropian.

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Sardi folën edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe njëkohësisht edhe për thellimin e reformave që do të mundësonin zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja në vend dhe do të rrisin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)