Haradinaj e Limaj nuk marrin pjesë në takimin e Kelmendit nëse është Thaçi
Prishtinë, 30 gusht - Sipas njoftimeve në media, në takimin e nesërm, që do të mbahej me iniciativë të deputetit Ramiz Kelmendi, do të marrë pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi.
AAK dhe Nisma kanë thënë se ky takim është menduar të jetë një takim i kryetarëve të partive politike parlamentare, e jo i përfaqësuesëve institucionalë.
\"Për më tepër Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kreu i PDK-së, dhe pjesëmarrja e tij në një takim të tillë, do të ishte krejt e panevojshme dhe jofunksionale\", theksojn AAK dhe Nisma.
Sidoqoftë, në rast se nikoqiri i këtij takimi zoti Kelmendi, ka menduar që ky takim të ketë një format tjetër, në një rast të tillë, pjesë e këtij takimi nuk do të jenë as Ramush Haradinaj e as Fatmir Limaj.