Haradinaj: Do të rrugëtojmë gjithnjë në rrugën e lirisë
Prishtinë, 5 mars - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga invalidë të luftës, veteran e bashkëluftëtarë të UÇK-së, në nderim të Epopesë së UÇK-së, ka bërë sot homazhe në Prekaz, tek varri i komandatit legjendar Adem Jashari dhe familjës Jashari.
Jemi sot këtu, së bashku me bashkëluftëtarë e kolegë, për të nderuar luftën dhe sakrificën e komandatit legjendar Adem Jasharu dhe familjës Jashari, por edhe dëshmorëve dhe luftëtarëve tjerë.\"
\"Ky nderim nuk mjafton, por megjithate dërgon një porosi, se në rrugën e lirisë, do të rrugëtojmë gjithnjë., tha kryetari Haradinaj, pas homazheve.
Shpëtim Agusholli, invalid i luftës së UÇK-së, gjithashtu ka shprehur nderimin për familjën Jashari dhe komandatin, Adem Jashari: Jemi këtu në nderim të komandantit dhe familjës Jashari, që ka sakrifiku shumë për lirinë e Kosovës., tha Agusholli.