Haradinaj dhe Delawie biseduan për përshpejtimin e agjendës qeverisëse
Ata biseduan për përmbylljen e procesit të krijimit të institucioneve të vendit dhe nevojën e përshpejtimit të përmbushjes së agjendës qeverisëse.
Haradinaj theksoi përkushtimin e qeverisë së re në dinamizimin e proceseve nëpër të cilat po kalon vendi dhe në avancimin e qeverisjes së mirë, konsolidimin ndërkombëtar të vendit, si dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike për Kosovën.
Haradinaj theksoi se përkrahja e SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat është jetike.
Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën si dhe për krijimin e institucioneve të reja, dhe shprehu besimin në punën e përbashkët për avancimin e përparimit të Kosovës në të mirë të qytetarëve të saj.