Haradinaj dënon provokimet ndaj Manastirit të Deçanit
Prishtinë, 26 prill - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, dënon ashpër çfarëdo provokimesh që i bëhen Manastirit të Deçanit.
Kryetari Haradinaj iu jep mbështetje të plotë KFOR-it dhe mekanizmave të rendit, në punën e tyre dhe në angazhimet e për ruajtjen e këtij institucioni dhe të objekteve të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.
Manastiri i Deçanit ka qenë dhe mbetet vlerë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe, për të, si përherë në në të kaluarën, edhe sot kanë patur dhe vazhdojnë të kenë konsideratë të gjithë qytetarët tanë, pa dallime, ka deklaruar kryetari Haradinaj.