Haradinaj beson në arritjen e marrëveshjes
Prishtinë, 15 korrik - Lideri i AAK-së, Ramush Hardinaj pas takimit me partitë minoritare joserbe, ka thënë se nuk është arritur marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje!.
Haradinaj, njëherësh edhe i nominuar për kryeministër nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, ka thënë se ka interesim për tu arritur një marrëveshje, duke e quajtur takimin me partitë minoritare joserbe si konsultë për seancën konstituive të së enjtes. Pati një takim konsultativ për seancën e 17 korrikut me minoritetet joserbe, ku mund tju them se kemi një besim të ndërsjellë, ndërkaq edhe me partinë serbe kemi bashkëpunim dhe bisedime, është shprehur Haradinaj, duke mos e përjashtuar mundësinë e një takimi me delegacionin e Vetëvendosje!-s.
Nuk e përjashtoj mundësinë që të kemi një takim me Vetëvendosje!-n. Ne edhe dje ishim afër arritjes së një marrëveshje, mirëpo Vetëvendosje! ka sjellës një aneks marrëveshje me anë të së cilës e ka kthyer procesin në pikën zero. Pra dje kemi pritur që të nënshkruhet marrëveshja me Vetëvendosje!-n, por drafti i ri që erdhi i komplikoi pak punët.
Nëse shkohet në marrëveshje në bazë të parimeve, besoj që do të ketë sukses por nëse shkohet kështu me kërkesa, do të jetë e vështirë, ka deklaruar Haradinaj.