17 Janar 2025

Haradinaj bëri homazhe te Rugova, Pajaziti dhe te Jasharajt

Prishtinë, 16 qershor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, ka bërë sot homazhe te Varri Presidentit Ibrahim Rugova, te Shtatorja e Heroit të Kombit Zahir Pajaziti dhe te Kompleksi Memorial i UÇK-së, në Prekaz - të Varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari. 

Kryetari Haradinaj ka thënë se ne sot kujtojmë të gjitha përpjekjet dhe sakrificën për liri e pavarësi të popullit të Kosovës, të bërë në të gjitha format, deri te shteti dhe pavarësia që sot po e ndërtojmë, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se vepra e të rënëve është obligim yni që t’i çojmë më tej aspiratat e popullit të Kosovës, për vendin tonë pjesë përbërëse e familjes së madhe të BE-së dhe Aleancës Veriatlantike (NATO-s).

Homazhet e sotme ishin pjesë e agjendës së kryetarit Haradinaj në nderim të 14-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes triumfuese të trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Sot kryetari Haradinaj vazhdon agjendën në Pejë, në nderim të 14-vjetorit të çlirimit të këtij qytetit, ku do të bëjë homazhe te busti i Heroit Shkëlzen Haradinaj dhe do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në Ditën e Çlirimit të Pejës (12:00 h). 

Ndërkaq, në orën 14:00, kryetari Haradinaj do të jetë në Gjakovë, k në një manifestim madhështor, në ambientet e restaurantit “Imperial” do ta bëjë nominimin e kandidatit të AAK-së për kryetar të Komunës së Gjakovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)