Haradinaj bëri homazhe në Kompleksin Zahir Pajaziti
Prishtinë, 20 qershor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial të UÇK-së, Zahir Pajaziti, në Orllan të Podujevës, te shtatorja e heroit të kombit Zahir Pajaziti.
Me këtë rast, kryetari Haradinaj ka thënë se në momente të tilla ne kujtojmë veprën madhore të të rënëve, sakrificën e tyre që qëndron në themelet e shtetit dhe të lirisë sonë.
Vepra sublime e heroit të kombit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, është motiv shtesë në punën tonë dhe në sendërtimin e mëtejm të idealeve për të cilat ata ranë, ka thënë kryetari Haradinaj.