17 Maj 2024

Haradinaj arrin në Kosovë

Prishtinë, 29 nëntor - Ramush Haradinaj ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës, pasi që Tribunali i Hagës e shpalli atë sot të pafajshëm dhe e liroi nga të gjitha akuzat që e ngarkonin atë dhe dy ish bashkëluftëtarët nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Lahi Ibrahimaj e Idriz Bala, me krimet e luftës.

Haradinaj është pritur nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.


Haradinaj dhe Thaçi kanë mbajtur konferencë të përbashkët, ku kryeministri i ka uruar mirëseardhje atij në shtetin e Kosovës.

“Sot për Republikën e Kosovës, për shtetin e Kosovës, për qytetarët, por para se gjithash për familjen e tij është një lajm i gëzuar, që i takon drejtpërdrejt luftës së pastër dhe të drejt të UÇK-së”, ka thënë Thaçi.

“Dëshiroj të përshëndes familjen tuaj, Bacën Hilmi dhe të gjithë luftëtarët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së”.

Kryeministri tha se sot përsëri u rikonfirmuar besimi ynë në drejtësi, respektimi i standardeve ndërkombëtare.

“Është për tu vlerësuar durimi i Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij”. “Sot është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët”, theksoi shefi i ekzekutivit.


Ndërkaq, Haradinaj ka thënë se është i nderuar me pritjen që i është bërë, duke falënderuar për këtë pritje.

“Unë kam jetuar me ju, me vendin, jam gëzuar për të arriturat, fitoret. Jam mërzitur për vështirësitë dhe sfidat. Rruga jonë për liri ka qenë e pastër dhe e drejt. Do të punoj më të gjithë ju, që të ecin përpara dhe të arrijmë fitore të përbashkëta", ka pohuar ai.

Haradinaj ka falendeuruar për pritjen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)