Haradinaj: Arrestimet e deputetëve e thellojnë krizën
Prishtinë, 7 dhjetor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Kosova është futur në krizë të thellë politike, për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme të Isa Mustafës e Hashim Thaçit.
Ai ka thënës se arrestimi i deputetëve dhe masat represive ndaj kundërshtarëve, në rritje, të marrëveshjeve që i ka nënshkruar qeveria, veç sa e thellojnë këtë krizë.
\"Në një situatë të tillë, e cilësojmë hipokrizi, ftesën e kryeministrit për dialog\", theksoj Haradinaj.
Opozita e Bashkuar sipas tij mbetët e vendosur në kërkesat e saj që janë anulimi i marrëveshjeve të dëmshme dhe lirimi i të gjithë të burgosurve politik.
\"Një alternativë tjetër e zgjidhjes së kësaj krize, e shkaktuar nga këto marrëveshje, mbetet zgjidhja përmes referendumit ose shpallja e zgjedhjeve të reja\", ka pohuar ai.