Haradinaj: Ajo që po ndodhë në Bruksel është tragjedi e të gjithë neve
Prishtinë, 23 mars - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është shprehur i shokuar nga sulmet e sotme terroriste në Bruksel.
\"Ngushëllimet e mia më të forta për familjarët e viktimave dhe për popullin e Qeverinë Belge.\"
\"Kjo që po ndodhë sot në kryeqytetin e Evropës, është tragjedi e përbashkët.\"
\"Ky është kob të cilit duhet ti vihemi përballë të gjithë. Ky është një front i përbashkët dhe secili duhet të jetë ushtar i tij\", ka thënë Haradinaj.