Haradinaj: AAK do ti japë drejtimin e duhur vendit
Prishtinë, 14 prill - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ftuar sot Kryesinë dhe Kryetarët e Degëve të AAK-së, për të prezentuar draftin final të Programit Zgjedhor të AAK-së dhe për të diskutuar listën zgjedhore të AAK-së për zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Gjatë prezentimit të programit, kryetari Haradinaj theksoi se vendi duhet të marrë një drejtim të ri, me këtë program, i cili e bën shkëputjen e qartë nga një qeverisje e keqe, me një qeverisje që ka program konkret për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të Kosovës, duke pasë parasysh, gjithmonë, se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe qytetari i Kosovës të ketë vërtet një qeverisje me duar të pastra.
Zhvillimi ekonomik, siguria, me theks të veçantë gjenerimi i vendeve të reja të punës, për mirëqenie dhe dinjitet të qytetarë të Republikës së Kosovës, janë baza e këtij program zgjedhor.
Kryetari Haradinaj ka thënë, gjithashtu, se garancë e implementimit të këtyre politikave dhe këtij programi, janë kolegët dhe kandidatët nga lista zgjedhore e AAK-së, e cila është listë gjithëpërfshirëse, e përzgjedhur, me njerëz të dëshmuar dhe ekspertë të shquar të të gjitha fushave.
Kryetari Haradinaj, në prezentimin për media, tha se AAK është e gatshme të marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e duhur dhe të dinjitetshme të vendi