18 Janar 2025

Haradinaj: 3 Nëntori, shansi i ndryshimeve për qytetin e veriut

Prishtinë, 26 shtator - Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, i shoqëruar nga Steven Schook, këshilltar i kryetarit Ramush Haradinaj dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës, Shaban Dragaj, kanë takuar dje qytetarët e Mitrovicës.

“Është koha që edhe në Mitrovicë të qeveriset nga njërëz që kanë vizion për zhvillim, për mirëqenie të qytetarëve, është koha e AAK-së. Mitrovicasit kanë provuar keqqeverisjen e deritanishme të partive të tjera, prandaj më 3 Nëntor edhe Mitrovica do t’i bashkangjitet karvanit fitues të ndryshimeve, të energjive të reja”, ka thënë deputeti Daut  Haradinaj.

“Mitrovica do të bëhet shembull i qeverisjes së mirë, përgjegjësisë dhe investimeve të përgjegjshme, në të mirë të qytetarit”, ka shtuar ai.

Këshilltari i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Steven Schook, ka ftuar mitrovicasit që të bashkohen rreth vizionit të kryetarit Ramush Haradinaj, rreth vizionit të AAK-së, vizionit fitues për mirëqenie të qytetarëvë të të gjithë Kosovës e veçanërisht të Mitrovicës.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Shaban Dragaj, i cili ka premtuar se pas 3 Nëntorit, Mitrovica do të qeveriset ndryshe, me përgjegjësi të plotë dhe vetëm në dobi të mitrovicasve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)