Hapet zyra për ndihmë juridike në Klinë
Prishtinë, 19 mars - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas do të hapin zyrtarisht zyren për ndihmë juridike në Klinë sot në ndërtesën e Kuvendit Komunal në prezencë të zyrtarëve të qeverisë dhe komunës së Klinës, si dhe përfaqësuesve të Agjencisë dhe UNDP-së.
Zyra për Ndihmë Juridike do të ofrojë këshilla dhe ndihmë juridike falas popullatës që nuk kanë mjete të kenë qasje në drejtësi në komunën e Klinës.
Zëvëndës Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi, Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Znj. Steliana Nedera, si dhe Ushtruesja e Detyrës së Drejtorit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Znj. Drita Rexhepi do të marrin pjesë në ngjarje.