Hapët zyra për Ndihmë Juridike në Ferizaj
Ferizaj, 14 prill - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni për Ndihmë Juridike (KNJ) hapën zyrtarisht zyren për ndihmë juridike në Ferizaj, të mërkurën, më 14 prill në prezencë të zyrtarëve të qeverisë dhe komunave të Ferizajit dhe Shtërpcës, dhe përfaqësuesve të Komisionit për Ndihmë Juridike dhe UNDP-së.
Zyra për Ndihmë Juridike në Ferizaj tanime ka filluar me punë dhe ngjarja e sotme ishte inaugurimi zyrtar I kësaj zyreje me qëllim që sa më shumë qytetarë të informoheshin për ekzistimin e këtij lloji të ndihmës që u ofrohet falas.
Zyra për Ndihmë Juridike do të ofrojë këshilla dhe ndihmë juridike kualitative dhe efikase popullatës që nuk kanë mjete të kenë qasje në drejtësi. Me këto shërbime, përveç Ferizajit, do të mbulojë edhe këto komuna: Shtime, Shtërpcë, Kaçanik dhe Han i Elezit.
Në ngjarje morën pjesë edhe Zëvëndës Ministri i Drejtësisë, Arsim Janova, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Znj. Osnat Lubrani, Komisioneri i Ndihmës Juridike, Sokol Haziri, dhe Kryetari i Komunës së Ferizajit, Z. Bajrush Xhemajli si dhe Zëvëndës Kryetari i Komunës së Shtërpces.
Qëllimi i projektit të UNDP-së Qasja në Drejtësi është përkrahja zhvillimit të kapaciteve institucionale dhe të komuniteteve për të përmirësuar qasjen në drejtësi në Kosovë. Duke inkurajuar përdorimin e shërbimeve të ofruara nga zyret e ndihmës juridike si kjo në Graçanicë, shpresohet se komuniteti, përfshirë këtu edhe grupet më të cenuara, fuqizohen nga ana juridike.