Hapet qendra për shërbime për qytetarë në veri të Mitrovicës
Prishtinë, 25 maj - Në kuadër të obligimeve të institucioneve të Kosovës dhe reformës së pushtetit lokal, për të ofruar shërbime sa më afër qytetarëve, sot Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Administratës Publike kanë hapur Qendrën për Shërbime për Qytetarë në lagjen e boshnjakëve në Veri të Mitrovicës.
Qendra për Shërbime për Qytetarë do tiu ofrojë qytetarëve shërbime për regjistrimin e Bizneseve dhe regjistrimin e Organizatave Jo - Qeveritare dhe do ti mundësojë edhe Ekipit Përgatitor Komunal të krijojë lidhje më të forta me komunitetin si dhe tiu përgjigjet më mirë nevojave të qytetarëve.
Këto shërbime nuk ofroheshim më parë në veri të Kosovës. Përvoja nga hapja e Qendrës për Shërbime Civile në veri të Mitrovicës vitin e kaluar, ka treguar se një numër i madh qytetarësh janë pajisur me dokumente si: Certifikata të lindjes, letërnjoftime dhe pasaporta.