Hapet Panairi i OJQ-ve
Prishtinë, 23 qershor - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe NGO Lens me përkrahje të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Ambasadës Holandeze, organizon sot Panairin e OJQ-ve.
Hapja e panairit bëhet në orën 11:00 në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Në panair do të jenë prezente më shumë se 20 OJQ lokale, me ç rast ata do të prezantojnë punën e sektorit joqeveritar, duke shfrytëzuar mundësinë e takimit dhe bashkëbisedimit me qytetarë.
Panairi i OJQ-ve në Prishtinë është panairi i 7-të dhe përmbyllës, i cili organizohet si pjesë e ciklit të panaireve tashmë të mbajtura në Komunën e Pejës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajit dhe në Komunën e Gjakovës.
Ky panair organizohet në kuadër të projektit Kosovo Basic eParticipation Platform KBeP, i cili ka për qëllim zbatimin e strategjisë për dialog në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile, duke siguruar pjesëmarrjen më të gjerë dhe më të strukturuar të shoqërisë civile në vendimmarrje dhe politik-bërje përmes rritjes së kapaciteteve të organizatave lokale.