22 Janar 2025

Hapet konsullata e parë e Shqipërisë në qytetin e Gjakovës

Prishtinë, 20 tetor - Sot në Gjakovë është hapur konsullata e shtetit tëShqipërisë e cila është konsullata e parë e nderit që hapë shtetishqiptarë në Kosovë, me konsull, akademik Tahir Emren.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj konsullate, Kryetarja e Komunës së Gjakovës si nikoqire ka pritur Ministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, Ministren në Qeverinë e Kosovës, znj. Edita Tahiri, Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Ladrovci dhe shumë personalitete që udhëheqin institucione të rëndësishme komunale e vendore të Kosovës.

Me rastin e hapjes së kësaj konsullate, në rrugën e cila mbanë emrin e heroit të kombit Isamil Qemajli, është organizuar një atmosferë festive me pranin edhe të shumë qytetarëve nga Gjakova e komunat fqinje të Shqipërisë Veriore.

Konsullata e nderit e Shqipërisë në Gjakovë është vlerësuar si dallëndyshe e parë, lajmëtare e mirë për ardhmërinë e dy shteteve dhe të një populli. Ambasadori Minxhozi i cili ka dhënë kontribut të çmueshëm për hapjen e kësaj konsullate ka thënë në mes tjerash se “ky moment është tejet emocionues dhe i prekshëm, me vlerë e rëndësi për të gjithë bashkëqytetarët që frekuentojmë me punë e projekte, me bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencash”.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, për hapjen e kësaj konsullate në komunën e Gjakovës ka thënë së ky moment ngërthen në vete kujtesa historike me peshë kombëtare.

“U hap konsullata e shtetit shqiptar mu në Gjakovë dhe mu në rrugën e babës së kombit Ismajl Qemajli. Rrugë kjo e cila lidhë Gjakovën me Shkodrën qe dikur shkëmbenin përvojat tregtare në mes vete”, ka thënë kryetarja Kusari Lila. Ajo ka shtuar tutje se “atë që nuk e arritëm ta realizojmë në vitin 1912, po arrijmë periudhe pas periudhe, po e arrijmë edhe sot.\"

\"Kjo konsullatë gjendet në rrugë ku qytetarët e malësisë së Gjakovës andej e këndej kufirit zhvilluan tregtinë, bashkëpunimin dhe hapën zemrat dhe sofrat të vëllazërisë e miqësisë. Kjo konsullatë në ketë rrugë, është shpresë që tregon se kemi shumë punë dhe shënon fillimin e një epoke të re të zhvillimit më të hovshëm duke bërë që distanca në mes dy vendeve të shkurtohet dhe të fillojmë me projekte të përbashkëta të dy shteteve”, ka thënë kryetarja Mimoza Kusari- Lila.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, e ka vlerësuar shumë lartë dhe me një peshë të veçantë hapjen e konsullatës në Gjakovë, ai duke shprehur edhe momente emocionuese ka theksuar se “Është një ndjesi të veçantë ky moment, sepse ne jemi një komb një popull dhe po e lidhim edhe më shumë Gjakovën me Shqipërinë. Me këtë konsullatë ne po krijojmë një pikë takimi për bashkëpunim në shumë fusha të sportit, kulturës, dhe të artit me akademik Tahir Emren, gjakovarin që Shteti Shqiptar e emëroj konsull nderi në Gjakovë.

Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, hapjen e konsullatës e ka përshëndetur edhe ministrja pa portofol në qeverinë e Kosovës, znj. Edita Tahiri, e cila ka arsyetuar këtë hapje me kontributin e Gjakovës ndër vite për çështjen kombëtare si dhe ka spikatur figura të ndritura të këtij qyteti.

Në fund, konsulli i emëruar, akademik Tahir Emra, ka thënë se “Është nder i madh të emërohem konsull i shtetit shqiptar në vendlindjen time në Gjakovë. Në qytetin që gërsheton historinë e vjetër dhe moderne, me arkitekturën e Çarshisë së Vjetër e me qytetin e atdhetarëve, intelektualëve e politikanëve, artistëve, zejtarëve e sportistëve” është shprehur konsulli Tahir Emra.

Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Gjakovë kontribuon në angazhimin e vazhdueshëm të qeverisjes lokale për të rikthyer funksionalitetin e plotë të pjesës së vjetër të qytetit dhe për të realizuar projektet zhvillimore që ndërlidhen me zonën ndërkufitare të Komunës së Gjakovës me Republikën e Shqipërisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)