Hapen me kohë të gjitha vendvotimet në komunën e Graçanicës
Prishtinë, 18 janar - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë lidhur me Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Graçanicës që mbahen sot.
Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka bëri të ditur se të gjitha vendvotimet në këtë komunë janë hapur me rregull, në kohën e paraparë.
Më tej, kryetarja Daka, në emër të KQZ-së, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të kësaj komune me të drejtë vote, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Në Komunën e Graçanicës të drejtën e votës e kanë 20 mijë e 229 persona. Numri i Qendrave të Votimit është 10 me gjithsejt 27 Vendvotime.