18 Janar 2025

Hansen shprehu mbështetjen e Danimarkës për Kosovën

Prishtinë, 27 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion nga komisioni parlamentar i Danimarkës për çështje evropiane, i udhëhequr nga znj. Eva Kjer Hansen.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është promotore e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të njëjtën kohë shembull i ndërtimit të marrëdhënieve me vendet fqinje.

 Ajo e njoftoi delegacionin danez edhe për procesin e dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të cilin e cilësoi si të vetmen mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ajo tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme me qëllim të përshpejtimit të rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.

Presidentja Jahjaga i falënderoi institucionet dhe popullin e Danimarkës për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Kryesuesja e delegacionit nga komisioni parlamentar i Danimarkës për çështje evropiane znj. Eva Kjer Hansen, e përgëzoi Presidenten Jahjaga, institucionet dhe popullin e Kosovës për sukseset e arritura deri më tash në procesin e shtetndërtimit.

Ajo shprehu mbështetjen e vendit të saj për rrugën e integrimit dhe për të gjitha proceset e tjera nëpër të cilat po kalon Kosova. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)