19 Janar 2025

Hamiti: Mos e keqpërdorni fenë në dëm të kombit

Prishtinë, 5 janar - Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti ka apeluar të gjithë prijësit e komuniteteve fetare në vend, intelektualët e të gjitha komuniteteve që të mos bien në grackën e armiqve të Kosovës dhe të shqiptarëve, të cilët, si në të kaluarën e ashtu edhe sot janë munduar dhe mundohen që kombin tonë ta ndajnë e dobësojnë edhe fetarisht.

Sipas tij, feja është e Zotit dhe askush nuk ka monopol mbi të.

“Ndarja, përçarja dhe urrejtja fetare nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë pjesë e vendit dhe kombit tonë. Kudo në botë, ku përçarja fetare ka zënë vend aty shoqëria nuk ka pasur asnjëherë rehati dhe kurrë nuk ka parë ditë të mira! Le t`i rikujtojmë paksa thëniet dhe porositë e disa rilindëseve tanë të mëdhenj dhe teologëve me nëmë, lidhje me rëndësinë e harmonisë fetare në mesin e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Hamitit.

Në reagim, Hamiti i ka bashkangjitur edhe disa thënie të rilindësve shqiptarë të cilët me vite të tëra kanë bërë thirrje kundër përçarjeve fetare që kanë qenë në dëm të shqiptarisë.

1. “Ne shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi tanë vllazën gjaku dhe vllazën vatani . Do të shkojmë mbarë e mirë me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulzimin e atëdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë” (H.Ibrahim Dalliu)

2. “Kristianë e myslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë. Ta duam njëri-tjetrin, t'i tregojmë botës mbarë se shqiptarët pa dallim feje, janë vëllezër si bij të njëshëm të së dashurës sonë Shqipëri ( H. Vehbi Dibra )

3. “ Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atëdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë , një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut “. (Mulla Idriz Gjilani)

4. “Është e vërtetë se ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi të përbashkët”. ( Gjergj Fishta)

5.“ Ndarjet në besim nuk sollën çarje në mes të shqiptarëve. Gjendjet e besimit, jo vetëm në vendet e lindjes, por edhe në Evropë, e në vendet e ndriçuara me qytetërim, shumë herë kanë nxjerr vrasje të mëdha e të tmerruara; Në Shqipëri, këto grindje nuk ndihen dhe kurrë në këtë vend s`kanë ngjarë. T’ecim të dlirë n’udhë të Perëndisë, n’udhët të drejtësisë...në mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë: janë një trup, një mendje, një qëllim,një besë”.( Sami Frashëri)

6. “….megjithëqë elementi mysliman ka shumicën në Shqipëri, nuk besoj të ketë një shtet të qytetëruar, ku të mbretërojë aq tolerancë feje, sa në Shqipëri”. (Fan Noli) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)