Haliti: Të ulemi e të bëjmë marrëveshje
Kjo, për faktin se PDK-ja, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit, insiston se para procedurave legjislative për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të spektrit politik.
Zyrtarët e VLAN-it thonë se tashmë ka marrëveshje për të votuar kandidatin për kryetar të Kuvendit nga radhët e PDK-së, dhe se nuk ka çka të bisedohet tjetër.
Thirrja e seancës varet nga kryesuesja e seancës, Flora Brovina, ajo mund ta thërrasë, por mund edhe të mos e thërrasë, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa sa i përket asaj se cilat mund të jenë zhvillimet dhe çfarë qëndrimi kemi, ne e kemi bërë publik qëndrimin e partisë.\"
\"E ka bërë edhe kryetari i PDK-së. Si parti politike kërkojmë që të ulemi dhe të bisedojmë të gjithë së bashku për krijimin e institucioneve funksionale në interes të vendit dhe të Kosovës, ka thënë nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti. /Kosova Sot/